Në sajë të kërkimeve të shumta që janë kryer për hudhrën është arritur në përfundimin se ajo na mbron nga kanceri dhe jo vetëm.
Sëmundjet e zemrës dhe enët e gjakut janë kuruar më së miri me këtë “ilaç natyral”. Ajo ofron një mbrojtje te shumëfishtë nga rreziqet për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.
Përbërësi aktiv i hudhrës, allicina, relakson enët e gjakut, duke reduktuar presionin e gjakut. Ndër të tjera, hudhra është dëshmuar edhe klinikisht se ndihmon arteriet të pastrohen nga kolesteroli, si edhe e bën gjakun më pak të ‘ngjitshëm’ dhe më pak të prirë për të krijuar mpiksje.
Teksa ajo ka efekte të shumëfishta në organizmin e njeriut, mjafton të përmendim faktin se ka edhe veti të fuqishme antibiotike. Disa teste laboratorike kanë dëshmuar edhe se allicina mund të vrasë stafilokokun aureus rezistent ndaj meticilinës (MRSA).
Sa i takon mbrojtjes nga kanceri, studimet kanë dëshmuar se njerëzit që hanë shumë hudhër, kanë shkallë të ulët të kësaj sëmundje.