Sheqeri nuk siguron ndonjë vlerë ushqyese dhe ushqimet me sheqer dhe pije shpesh janë ushqimet me më shumë kalori si: frutat, perimet dhe drithërat. Rekomandohet kufizimi i sheqerit deri në 100 kalori në ditë për gratë dhe 150 kalori në ditë për burrat.
Rreziku i diabetit
Konsumi i lartë i sheqerit mund të çojë në një rrezik më të madh për zhvillimin e diabetit tip 2. Një studim nga Shoqata Mjekësore Amerikane, tregoi se konsumimi më i madh i pijeve me sheqer, rrit rrezikun e diabetit tip 2 tek gratë e moshës 24-44 vjeç. Marrja konstante e sasive të mëdha të sheqerit në gjak nga një dietë e lartë e sheqerit mund të çojë në rritjen e kërkesës për prodhimin e insulinës dhe rezistencën e insulinës në qelizat e trupit. Me kalimin e kohës, kjo mund të shkaktojë lodhjen në prodhimin e insulinës dhe trupi nuk do të jetë më në gjendje për të prodhuar insulinën e mjaftueshme, të nevojshme për të ulur poshtë nivelet e sheqerit në gjak.
Mbipesha
Hulumtuesit kanë gjetur, se për një periudhë 4-vjeçare, gratë që rritën konsumin e pijeve me sheqer, të tilla si pije të gazuara soda, ose lëng frutash, me një ose më shumë pije në ditë, kishin një shtim më të madh në peshë. Sheqeri i tepërt është i lidhur edhe me zhvillimin e sindromës metabolike – një grup i ndikimeve shëndetësore të lidhura me konsumin e insulinës që përfshin tensionin e lartë të gjakut, obezitet, rritje të triglicerideve, kolesterolit të lartë dhe diabetit.
Shëndeti i zemrës
Sheqeri mund të rrisë nivelet e triglicerideve në gjak. Trigliceridet janë një substancë yndyrore, që gjendet në enët e gjakut dhe mund të kontribuojnë në sëmundjet e zemrës. Sipas studiuesve, një dietë me 25 për qind të kalorive që vijnë nga sheqeri, ul nivelet e mbrojtës së kolesterolit HDL të zemrës.
Kaloritë
Shumën studime kanë zbuluar se sa më shumë sheqer të konsumojnë fëmijët, aq më pak janë të interesuar për grupe të tjera ushqimore. Me interes të veçantë ishte kalciumi, pasi konsumi i kalciumit ishte i pamjaftueshëm tek fëmijët, të cilët konsumonin 16% ose më shumë të kalorive nga sheqeri. Kjo ishte për shkak të zëvendësimit të qumështit me pije që përmbanin sheqer.