Autoriteti Egjiptian i Antikiteteve ka njoftuar se është gjetur një qytet antik 3 000 vjeçar.
Sipas autoritetit, qyteti antik besohet të jetë themeluar nga mbreti Amenhotep III dhe ishte qyteti më i madh administrativ dhe industrial në Luksor gjatë epokës perandorake egjiptiane.
Gjatë gërmimeve janë gjetur objekte të përdorura në jetën e përditshme, transmeton Anadolu Agency.
Zbulimi i qytetit besohet të jetë gjetja e dytë më e rëndësishme arkeologjike pas varrit të Tutankamunit.