Izraeli eksporton gaz në Egjipt

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri izraelit i Energjisë, Yuval Steinitz, autorizoi dje të parin eksport gazi nga impianti izraelit “Leviathan”, që ndodhet në det, transmeton atsh njoftimin e agjencisë DPA.

“Për herë të parë në histori, Izraeli po bëhet një eksportues i energjisë. Ky është një çast historik për shtetin e Izraelit”, deklaroi Steinitz.

Ai e quajti këtë eksport si bashkëpunimin më të rëndësishëm ekonomik midis Izraelit dhe Egjiptit, që prej Traktatit të tyre të Paqes të vitit 1979.

Gazi do të eksportohet përmes tubacioneve nënujore, nëpërmjet qytetit jugor bregdetar izraelit të Ashkelonit dhe qytetit egjiptian mesdhetar al-Arish në gadishullin Sinai.

Eksporti pritet të nisë brenda dy javëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme