Egjipti i thotë Muskut: Piramidat nuk u ndërtuan nga jashtëtokësorët

Prishtinë | 02 Gus 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Egjipti e ka ftuar miliarderin Elon Musk që ta vizitojë këtë shtet dhe të bindet vetë se piramidat nuk ishin ndërtuar nga jashtëtokësorët.

Shefi i “SpaceX” kishte shkruar në “Twitter” atë që dukej të ishte mbështetje për konspiracionistët, që thonë se jashtëtokësorët kishin qenë të përfshirë në këtë përpjekje kolosale të ndërtimit.

Por, ministrja egjiptiane për Bashkëpunim Ndërkombëtar nuk do që ata që marrin merita.

Ajo ka thënë se vizita tek varret e ndërtuesve të piramidave do të ishte provë, shkruan BBC.

Varret e zbuluara në vitet nëntëdhjetë janë prova përfundimtare, thonë ekspertët, se piramidat ishin ndërtuar njëmend nga egjiptianët e lashtë.

Të ngjashme