Autoritetet e Egjiptit nuk kanë lejuar hyrjen në vend të udhëheqësit të opozitës sudaneze Sadiq al-Mahdi, raporton Anadolu Agency (AA).
Partia kryesore e opozitës sudaneze njoftoi se al-Mahdit iu mohua kërkesa për hyrje në Egjipt nga udhëtimi i tij nga Berlini i Gjermanisë ku kishte marrë pjesë në një takim të opozitës sudaneze.
Deklarata thotë se kreu i opozitës u mbajt në Aeroportin Ndërkombëtar të Kajros për 10 orë dhe pastaj udhëtoi për në Londër.
I njëjti burim gjithashtu bën të ditur se autoritetet egjiptiane kanë kërkuar më parë nga Al-Mahdi të mos marrë pjesë në samitin e opozitës sudaneze në Berlin, për të cilin zyrtarët e Kajros thonë se është një tubim ku forcat e huaja ndërhyjnë drejtpërdrejt në opozitën sudaneze.
Në muajin prill në Sudan u ngrit një akuzë ndaj al-Mahdit, e cila e ngarkon për 10 vepra të rënda, përfshirë edhe bashkëpunimin me grupet rebele për çka kërcënohet edhe me dënim me vdekje.