Egjipti dënon me vdekje 37 militantë të akuzuar për terrorizëm

Prishtinë | 01 Shk 2020 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Një gjykatë egjiptiane mori vendim të shtunë që t’i dënojë me vdekje 37 militantë, të cilët akuzoheshin për vepra terroriste. Në mesin e të dënuarve është edhe ish-pjesëtari i forcave speciale, Hisham al-Ashmawy.

Ky person ishte arrestuar në qytetin libian, Derna, në fund të vitit 2018 dhe ishte ekstraduar në Egjipt nga autoritetet besnike ndaj gjeneralit Khalifa Haftar në maj të vitit të kaluar.

Al-Ashmawy u shpall fajtor për disa akuza, përfshirë planifikimin e një sulmi në vitin 2014, kur ishin vrarë 22 roja ushtarake, dhe përfshirje në planet për vrasjen e ish-ministrit të brendshëm në vitin 2013.

Ai ishte udhëheqës i grupit “Bayt al-Maqdis”, që në Egjipt njihet si grupi më aktiv, ndërsa në vitin 2014 kishte dalë në përkrahje të të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Edhe 36 të dënuarit e tjerë u dënuan me vdekje pasi u shpallën fajtorë për terrorizëm, shkruan “Reuters”.

Vendim së pari do t’i dërgohet Myftiut të Madh për ta dhënë mendimin para se të dënuarit të ekzekutohen.

Al-Ashmawy ishte dënuar edhe më parë në mungesë me të njëjtin dënim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme