Egjipti shpall orë policore dy javore shkaku i Coronavirusit

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet e Egjipitit e kanë futur në fuqi orën policore nga ora 7 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit për ta luftuar përhapjen e koronavirusit. Kjo masë do të hyjë në fuqi të mërkurën dhe do të zgjasë dy javë. Ata që e shkelin vendimin do të dënohen sipas Ligjit për Emergjenca.

Përpos kësaj, kryeministri Mostafa Madbouly njoftoi se vendimi për mbylljen e shkollave dhe universiteteve, që ka hyrë në fuqi nga 14 marsi, do të zgjatet edhe për dy javë të tjera.

Shumica e shërbimeve publike dhe zyrat qeveritare do të jenë të mbyllura gjatë periudhës së orës policore dhe masa për kufizimin e numrit të punëtorëve qeveritarë do të vlejë deri në mesin e prillit.

Qeveria e Egjiptit i ka ndarë gati 64 milionë dollarë për Ministrinë e Shëndetësisë për furnizime më të mira, thuhet në deklaratën e kabinetit.

Deri më tani, në Egjipt janë konfirmuar 366 raste të infektimeve me koronavirus dhe 19 pacientë kanë vdekur, shkruan “Reuters”

Egjipit ka marrë shumë masa për ta luftuar përhapjen e sëmundjes së re, përfshirë ndërprerjen e fluturimeve komerciale dhe mbylljen e xhamive e kishave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme