Me protestë është shënuar java Egjiptiane nga ky komunitet të cilët jetojnë në Kosovë me rastin e “24 Qershorit Ditës Nacionale të Komunitetit Egjiptian”, raporton Ekonomia Online.
Ata kërkojnë që të kenë libra e literaturë shkencore nëpër shkollat e universitetet në Kosovë.
Gjithashtu ata kanë thënë se duan punë dhe jo skema sociale, sepse sipas tyre komuniteti egjiptian nëse ngritet në mënyrë akademike që të kontribuojnë për shtetin e Kosovës dhe jo të marrin ndihma sociale.
Sa i përket ngjyrës ata thanë që “Zoti dhe natyra kanë përzgjedhur që të jemi kështu”, raporton EO.
“Si komunitet i Republikës së Kosovës duam drejtësi, sepse edhe ne jemi pjesë e vendimmarrjes në këtë shtet”, ka thënë Burhan Gashi student në Universitetin e Prishtinës.