Egnesa Vitia: Siç e ka thënë Presidentja, zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit

Prishtinë | 25 Mar 2026 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Egnesa Vitia ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese dha vendimin lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Në një postim në Facebook, Vitia krahas publikimit të nenit ka shkruar pohuar deklaratat e Osmanit.

“Pra ashtu edhe siç e ka thënë Presidentja, zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Ky afat, është i përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme