Egzoni, në fazën e fundit të rehabilitimit, babai apel qytetarëve që ta ndihmojnë

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Egzon Kryeziu, pas lëndimeve që mori në një aksident trafiku, gjendet në trajtim mjekësor në Stamboll, ku deri tashti i është nënshtruar gjashtë herë intervenimit kirurgjik në kokë.

Ky trajtim deri tashti ka kushtuar rreth 230. 000 mijë, shumë e cila është siguruar nga donatorë dhe bamirës të shumtë, çka edhe familja e Egzonit vazhdimisht është falënderuar.

Por, babai i Egzonit ka bërë një apel të fundit përmes llogarisë së tij Facebook, pasi që djali i tij është në fazën e fundit të rehabilitimit dhe për këtë i duhen edhe 30. 000 euro të tjera.

Ramë Kryeziu, kishte marrë kredi për muajin shtator, madje ka thënë se ka qitur në shitje edhe shtëpinë e truallin e tij, por që s’po i shitet, ndërsa për muajt e tjerë do ta shesë edhe veshkën vetëm që djali i tij të shërohet, pasi që nuk ka më mjete financiare.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme