Besnik Bislimi është aktualisht në takim me Petar Petkoviç-in për të diskutuar rreth çështjes së dinarit, vetëm pak ditë pasi tha se nuk takohet me Serbinë për vendime të institucioneve të Kosovës.
Për këtë mashtrim eklatant militanti i Vetëvendosjes sot do të duhej të vlonte nga kundërshtimi dhe ta kërkonte largimin e tij nga partia, sepse ky është poshtërim i madh që po iu bëhet atyre që besuan në të.
Por militanti s’bëza, nuk ndihet kund i gjallë.
Athua pse?
Sepse militanti tash merr rrogë nga partia. 300 milionët e kontratave njëburimore dhe punësimet masive në institucione të shtetit me librezë partie e kanë akomoduar militantin diku me një rrogë.
Kjo e shpërfaq militantin ashtu siç është i vërtetë.
Militanti mllefin me partitë tjera asnjëherë nuk e ka pasur se i dhimbsej Kosova, porse i dhimbsej vetja.
Ai nuk kishte telashe me fenomenin e vjedhjes, por me personat që vidhnin.
Tash që militanti po vjedh vetë ai struket dhe shfrytëzon të mirat materiale në kurriz të shtetit.
Militantit më nuk i intereson as çka ndodhë me Veriun e as marrëveshja me autonomi territoriale që Kurti e quan arritja më e madhe në politiken e jashtme.
Militanti tash nuk e ka problem të gëlltis mashtrime, sepse ato i çon poshtë fytit nën lehtësimin e verës së kuqe.
Eh more militant, more militant!