Ehat Miftaraj: Kur po del LVV me parulla të kandidatëve po më del përpara Fitorja e Hajrullahu, 1 miliardë euro dhuratë kompanive që shesin e blejnë rrymë

Prishtinë | 06 Tet 2025 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj kritikoi ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Fitore Pacolli dhe Hajrullah Ceku.

Në një postim në Facebook, Miftaraj u shpreh se Pacolli dhe Ceku i kanë dhënë 1 miliardë euro kompanive që blejnë energji elektrike.

Gjithashtu ai tha se Kurti paguhet me paratë e shtetit ndërsa ai sipas Miftaraj punon vetëm për parti.

“Kur po del LVV me parulla të kandidatëve të vet se këta janë të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar po më del përpara Fitorja, Hajrullahu, 1 miliardë Euro dhuratë kompanive që shesin e blejnë rrymë në katër vite, subvencionet, Albini dhe rezervat, plus një kallabllak zëvendës-ministra, keshilltarë e argatë të LVV që paguhen me lekë të shtetit e punojnë natë e ditë për nënën parti”, ka shkruar ai.

Të ngjashme