Një aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi për Ekonomia Online tha se si pasojë e këtij aksidenti, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. “Në ora 13:45 është policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në aksident janë përfshirë dy kamionë, si […]
Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohet një person

Një aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi për Ekonomia Online tha se si pasojë e këtij aksidenti, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Në ora 13:45 është policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në aksident janë përfshirë dy kamionë, si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha ai.











