Kandidatja për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka takuar disa të rinj në qytetin e Mitrovicës, ku edhe kanë diskutuar për sfidat e tyre.
Ajo ka thënë se në këtë takim u përmend mbështetja e qeverisë Haradinaj për minatorët dhe është zotuar se do të vazhdojnë me punë në të mirë të qytetarëve.
Postimi i plotë i saj:
Sot në Mitrovicën e minatorëve, së bashku me shumë të rijnë dhe kolegë të Aleancës diskutuam për vështirësitë që po i hasin qytetarët në jetë pas pandemisë dhe rreth nevojave të tyre.
Poashtu u përmend përkrahja që patën minatorët gjatë qeverisjes se z. Haradinaj, dhe që do të punojmë sërish në mirë të të gjithë qytetarëve e sidomos në të mirë të minatorëve.
Faleminderit për këtë pritje të ngrohtë dhe mbështjën e vazhdueshme!
Shihemi me 14 shkurt, me shumë dashni!