Ekipet e KRU “Gjakova” në terren për sanimin defekteve, edhe gjatë vikendit

Gjakovë | 07 Pri 2020 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Ekipet e mirëmbajtjes së KRU “Gjakova”, të të gjitha njësive në Gjakovë, Rahovec dhe Prizren, edhe në këto ditë janë duke punuar me një angazhim dhe përkushtim të veçantë.

“Në këtë kohë pandemie, së bashku me shumë ekipe të tjera shtetërore të cilat ndodhen në vijën e parë të frontit në luftë me Covid-19, po ashtu dhe ekipet e mirëmbajtjes së KRU “Gjakova” janë gjithmonë në terren përfshirë ktu edhe vikendin, duke punuar në eleminimin e defekteve në kohë rekord, që konsumatorët tanë të mos e vuajnë për asnjë moment mungesën e ujit të pijes”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Në foto, shihen punonjësit e kësaj kompanie gjatë sanimit të defekteve në fshatin Rugovë dhe Duzhnje.

Të ngjashme