Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit në Libi po bëjnë thirrje për më shumë ndihmë për të tërhequr trupat e viktimave të përmbytjeve shkatërruese që përfshin qytetin lindor Derna, duke vrarë mijëra.
Më shumë se një javë më vonë, ekipet thanë se shumica e trupave të viktimave janë në ujë, me disa kufoma në zona ku mund të arrihet vetëm duke përdorur pajisje speciale.
“Trupat po dekompozohen rëndë dhe në një moment marrja e tyre mund të mos jetë e mundur”, tha përfaqësuesi i misionit tunizian, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Përfaqësuesit e misionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Algjeria përshkruan gjetjen e trupave në gjire dhe limane në Mesdhe në zona të arritshme vetëm me varka speciale.
Përfaqësuesi algjerian tha se ekipi i tij vuri re rreth 50 trupa nga një shkëmb rreth 7 milje detare nga porti Derna, por zona është e aksesueshme vetëm nga zhytësit dhe varkat.