Ekipi i Kosovës në skitari ka udhëtuar drejt Cortina d’Ampezzo të Italisë, ku prej 8 deri më 21 shkurt do të mbahet Kampionati Botëror i Skitarisë.
Kosovën do ta përfaqësojnë skitarët Arbi Pupovci, Albin Tahiri e Fiona Rusta Blaka, të cilët njëherit janë edhe bursistë të Komitetit Olimpik të Kosovës për Lojërat Olimpike Dimërore ‘Beijing 2022’.
Arbi ka udhëtuar bashkë me trajnerët Agim Pupovci (meshkujt), Bujar Turjaka (femrat) dhe mjekun Dr. Shyqri Mema, ndërsa në Slloveni ekspeditës iu bashkohen edhe Tahiri e Blaka Rusta.
KOK iu uron suksese skitarëve tanë, të cilët do të synojnë të fitojnë edhe pikë olimpike Pekin 2022.