Ursula von der Leyen të mërkurën siguroi mbështetjen e Parlamentit Evropian për ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian.
Kësisoj asaj i është hapur rruga të marrë detyrën në fillim të muajit të ardhshëm mes sfidave në rritje në Evropë dhe përtej Atlantikut.
Shumica e ligjvënësve në Parlamentin Evropian miratuan të mërkurën Komisionin e ri, të kryesuar nga Ursula von der Leyen për një mandat të dytë.
370 ligjvënës votuan për ekipin e ri ekzekutiv të Bashkimit Evropian, ndërsa 282 votuan kundër.
Në fjalimin e saj hyrës, von der Leyen premtoi një komision të fokusuar drejtpërsëdrejti në ringjalljen e ekonomisë së ndenjur të BE-së, rritjen e konkurrencës, shkurtimin e burokracisë, zhbllokimin e investimeve dhe mbylljen e hendekut të inovacionit me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.
Mbështetja për Ukrainën, mbrojtja, menaxhimi i migracionit, zgjerimi, veprimi i klimës, reforma buxhetore dhe sundimi i ligjit do të jenë gjithashtu ndër prioritetet kryesore të ekipit të saj, që do të formohen nga zhvendosja graduale e bllokut në të djathtë.