Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e saj të datës 24 dhjetor të vitit të kaluar më të cilën janë ndarë mjete financiare sipas kërkesës së delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, raporton EkonomiaOnline.
Kjo pasi që Gjykata Kushtetuese nxori si të jashtëligjshëm ekipin negociator të formuar nga Kuvendi.
“Propozojmë të shfuqizohet vendimi që janë ndarë mjete në vlerë prej 300 mijë euro, vlera e mbetur 230 mijë këto mjete nga zyra e kryeministrit kthehen në programin e shpenzime të paparashikuara kategoria ë shpenzimeve rezervë”, tha kryeministri Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.