ATK-ja jep detaje rreth aksionit të sotëm në Prishtinë

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës, konkretisht Departamenti i Hetimeve Tatimore në asistencë të Policisë së Kosovës ka zhvilluar aksion hetimor në Prishtinë.

Qëllimi i ndërmarrjes së këtij aksioni ishte hetimi i transaksioneve biznesore tek një kompani, të cilat transaksione bazuar në informatat e pranuara nga palët e treta, si dhe krahasimit të tyre me informatat me të cilat disponojmë në databazën e ATK-së, kemi konstatuar mospërputhje të deklarimeve të bëra në ATK ne raport me informatat të cilat janë siguruar nga palët e treta.

DHTI pas ndjekjes së të gjitha procedurave më Prokurorin dhe pas aprovimit të urdhëresës për bastisje nga ana e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, me qëllim të sigurimit të fakteve kemi zhvilluar një aksion kontrolli (bastisje).

Aksioni është zhvilluar ne dy lokacione tek i njëjti biznes, i cili veprimtari primare ka aktivitetet e mjekësisë së specializuar, ku gjatë aktivitetit si provë materiale tek ky biznes janë sekuestruar përkohësisht:

  • Dokumentacion kontabël;
  • Fatura të shitjes së shërbimeve;
  • Evidencën e klientëve për shërbimet e kryera ( pagesat );
  • Lista e produkteve në stoqe;
  • 2 USB;
  • Ekstraktimi i dosjeve elektronike nga 5 kompjuterë, si dhe shënime të tjera relevante rreth rastit.

Pas analizimit të informatave dhe dëshmive të marra rasti do të procedohet në Prokurorinë kompetente dhe për të gjeturat e konstatuara do të jeni të informuar.

Të ngjashme