Hajrizi: Pas pandemisë do të ketë rimodelim të ekonomisë dhe zinxhirit të furnizimit me mallra

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 15:33 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rektori i kolegjit UBT, Edmond Hajrizi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë Coronavirusi do të ketë impakt negative në ekonominë e vendit.

Sipas tij, se do të ketë një rimodelim të ekonomisë dhe të zinxhirit të furnizimit me mallra. Tutje ai ka shtuar se pandemi ka krijuar krizë ekonomike dhe se kjo do të ndikojë edhe në zhvillimin e mëtutjeshëm

“Sa më shumë që zgjatet ky proces efektet do të jenë edhe shumë më të mëdha, do të ketë impakt natyrisht dhe ka pasur impakt negativ edhe në aspektin financiarë edhe në aspektin e proceseve edhe në aspektin e pasigurisë sociale e cila tash ka krijuar një lloj të riprocesimit të ri të ekonomisë”.

“Nuk mund të vazhdojmë me ekonominë e modelit të vjetër, por duhet të krijohet rimodelimi ekonomik apo zinxhiri i furnizimit në përgjithësi, por nuk është diçka që mund të bëhet brenda ditës”.

“Kjo pandemi ka krijuar krizë ekonomike në botë ka reduktuar tregun me të cilin zhvillohet ekonomia për shkak të moskontakteve, distancave, mungesës së furnizimit, mungesës së blerjes pasigurisë e kështu me radhë dhe kjo normalisht që ka impakt në zhvillimin e mëtutjeshëm”.

Hajrizaj bën thirrje që në ketë transformim të ekonomisë dhe bashkëpunim të të gjitha institucioneve relevante me ekspertë e profesionistë.

“Në rast se kjo ndodhë që të vazhdohet i tërë sistemi do të transformohet në një formë të re, në rast se kthehemi atëherë dy muaj apo tre muaj mund të përmbyllen më lehtë, ne kemi bërë thirrje që të punojmë bashkë të gjitha palët dhe akademia, institucionet publike, dhe ato private që të krijojmë modele të reja bashkërisht të bëjmë shpërndarje të ekspertizës, sepse është një model të cilin ne të gjithë si ekspert duhet ët bashkëpunojnë  për të krijuar analiza për të zhvilluar këtë pjesë që të dalim më të lehtë”.

Por ai thotë se pavarësisht krizës ekonomike të shkaktuar, Kosova si vend i vogël ë mund shumë lehtë të adoptoj këtë transformim, raporton EO.

Poashtu ai thotë se tashmë duhet të filloj hapja graduale e ekonomisë me fazat e parapara nga Qeveria dhe me rekomandimet e IKShP-së.

“Kosova i ka elementet që është një vend i vogël me kapacitete të limituara por në anën tjetër është një vend i vogël dhe është më lehtë i adaptueshëm, në këtë rast mendoj që ka edhe disa elemente pozitive që në këto rrethana mund të rikthehemi dhe është shumë e rëndësishme”.

Të ngjashme