Adelina dhe Zanfina kujtojnë nënën e tyre të ndjerë në përvjetorin e ndarjes nga jeta

Prishtinë | 25 Pri 2024 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Mona Ismajli një emër që mbeti gjatë në media rozë, jo vetëm si një nënë e përkushtuar e artisteve tona, por edhe si femra e parë menaxhere në Kosovë.

Sot Adelina dhe Zanfina Ismajli po e kujtojnë me mall nënën e tyre që bëri 8 vite që u nuk është më pjesë e tyre.

Lidhjen e tyre të ngushtë, po edhe mallin e shtuar ndër vite Adelina dhe Zanfina nuk kanë hezituar ta shprehin si në intervista ashtu edhe në postime private.

Dyshja e lartë përmendur sot kanë postuar disa foto të vjetra me nënën dhe poshtë tyre kanë shkruar:

“Mami jeme. Sa herë kam mall për ty më kujtohet sa me fat jam që ishte nëna ime. Më mungon çdo ditë”, ka shkruar Adelina.

Derisa, Zanfina ka ndarë një imazh dedikuar Monës, me mbishkrimin – “8 vjet, M.I”.

Të ngjashme