INDEP publikon projektin për implementimin e Ligjit për Rimëkëmbje ekonomike

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Qëllimi kryesor i Buletinit të Rimëkëmbjes është që në baza mujore, të shpalos dhe ofrojë informata të përgjithshme tek publiku i gjerë rreth masave të ndërmarra nga institucionet tona sa i përket rimëkëmbjes ekonomike. Këto masa janë inicuar me qëllim të mundësimit të rimëkëmbjes ekonomike në vend, pas pasojave të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Përveç se të informojë qytetarët rreth masave të rimëkëmbjes, ky buletin synon që të paraqet nivelin e zbatimit të masave krahas inkurajimit të hisedarëve drejt monitorimit të zbatimit të tyre.

Ky edicioni i buletinit shtjellon temën e subvencionimit të tarifës së Burimeve të Ripërtrishme (BRE-ve), tarifat nxitëse dhe se në çfarë mënyra është duke u drejtuar kjo mbështetje me qëllim rimëkëmbjen ekonomike. Buletini i Rimëkëmbjes synon që me anë të intervistave me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për temat e caktuara të buletinit të sjellë pikëpamjet e tyre për problematikat e fushës. Krahas kësaj, INDEP ka zhvilluar intervistë edhe me përfaqësuesit dhe drejtuesit e ZRrE-së, të cilët na kanë informuar rreth çështjeve të ndryshme mbi sektorin e energjisë.

Sikurse në të gjitha vendet e tjera të botës, edhe ekonomia e Kosovës është prekur nga pandemia COVID-19. Kjo gjendje ka ndikuar që shumë subjekte ekonomike të punojnë në kapacitete të limituara ose në raste të caktuara të mbyllen tërësisht. Si përgjigje ndaj kësaj situate, Qeveria e Kosovës ka miratuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike përmes të cilit përcakton masat e nevojshmë për rimëkëmbje ekonomike. Në kuadër të këtyre masave është edhe subvencionimi i tarifës së BRE-ve për të gjithë konsumatorët për 5 muaj për periudhën 01 janar deri më 31 maj 2021.

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike parasheh edhe subvencionimin e konsumatorëve të energjisë elektrike. Sa i përket kësaj, pjesa e energjisë elektrike që ata paguajnë për energjinë elektrike që e marrin nga prodhuesit e energjisë nga BRE-të do të subvencionohet nga Qeveria e Kosovës. Kjo, pasi Qeveria në bazë të ligjit ka ndarë një shumë deri në 16 milionë euro, e cila do t’u jepet atyre prodhuesve përmes KOSTT- it.

Pra, mjetet do të derdhen në këtë kompani nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, ndërsa nga aty tek prodhuesit. Ky subvencionim do të zgjasë nga janari deri në maj 2021. Kjo nënkupton që shuma që e përfitojnë këta prodhues gjatë prodhimit nga BRE-të, do t’ju zbritet konsumatorëve në faturat e tyre. Në bazë të kalkulimeve del që konsumatorëve do t’ju zbritet në faturat e tyre çmimi prej 0.0061 cent për KW/orë të shpenzuar nga tash deri në maj. Kjo nënkupton që nëse një konsumator ka shpenzuar 1000 KW/orë gjatë 1 muaji, fatura do t’i vije 6.1 euro më lirë. Pra, subvencionimi është i lidhur direkt me prodhuesit e BRE-ve, rrjedhimisht zbritja në euro lidhet me konsumin e energjisë elektrike.

Çmimet e energjisë elektrike caktohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE). Për kategorinë e konsumatorëve familjar çmimi mesatar i energjisë është 5.68 €cent/kWh, ndërsa për konsumatorët jo-familjar çmimi mesatar i energjisë është 7.33 €cent/kWh. Pjesëmarrja e konsumatorëve familjar në konsumin e përgjithshëm është rreth 57%, ndërsa me 43% marrin pjesë konsumatorët e tjerë.

Gjatë këtij viti j anë regjistruar 24 , 157 njehsorë të ri prej të cilëve 20687 j anë njëhsorë familjarë kurse 3470 j anë konsumatorë jo- familjarë, të cilët së bashku me njehsorët egzistues e arrijnë numrin total prej 629 , 359 njehësorë .

Mesatarja e shpenzimit të energjisë për konsumatorët familjarë është 431 KW/ h , kurse për konsumatorët jo- familjarë k jo vlerë si l let rreth 1237 KW/ h. Këto të dhëna krahasuar me vitin e kaluar kanë një rritje prej 6 % , rritje k jo që pritet të shkojë edhe më lartë g j atë muajve në vi j im.

2021 ka qenë rreth 33 mil€ , për dallim prej 28 mil€ sa i shtë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Prej tyre me subvencionimin nga Qeveria për BRE, qytetarët e Kosovës do të paguajnë fatuarat e tyre me një zbritje prej 9 % , përkatësisht rreth 2 . 9 mil euro më pak këtë muaj.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), është institucioni i pavarur që rregullon sektorin e energjisë në Kosovë. ZRrE gjithashtu zbaton procedurën e autorizimit për zhvillimin e projekteve për BRE, lëshon licencat dhe poashtu cakton kushtet për funksionimin e këtyre projekteve. Krahas këtyre, ZRrE harton edhe skema mbështetëse për të ndihmuar në financimin dhe realizimin e tyre. Këto skema përcaktojnë parimet aktuale të mbështetjes ose subvencionimit të energjisë elektrike të prodhuar nga BRE-të, të cilat përndryshe nuk do të ishin në gjendje që të konkurrojnë në tregun me shumicë.

Veprimtaritë në sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës drejtohen përmes Ligjit 05/L–081 për Energji. Ky ligj përcakton parimet dhe rregullat e përgjithshme përmes të cilave rregullohen veprimtaritë e këtij sektori me qëllim të garantimit të furnizimit të sigurt me energji, të qëndrueshmërisë dhe cilësisë së lartë të energjisë, për të krijuar kështu kushte për një treg të hapur funksional, transparent dhe konkurrues. Kjo synohet të arrihet duke promovuar shfrytëzimin më efiçient të energjisë, rritjen e energjisë nga BRE-të përmes skemave mbështetëse dhe bashkëprodhimit, duke pasur gjithnjë në fokus mbrojtjen e mjedisit nga aktivitetet e energjisë.

Si skemë mbështetëse për investime në BRE-të janë edhe tarifat nxitëse. Tarifat nxitëse [ANG: Feed-in tariffs] janë një mekanizëm për nxitjen e investimeve në prodhimin e energjisë elektrike nga BRE-të. Këto tarifa aplikohen si në vendet në zhvillim, ashtu edhe në ato të zhvilluara (BE-së, SHBA-së dhe më gjerë). Qëllimi kryesor i këtyre tarifave qëndron në promovimin e investime në BRE, prandaj edhe Kosova sikurse vendet e tjera ka adaptuar tarifën nxitëse si mekanizmin kryesor mbështetës. Kjo tarifë përdorë stimujt financiar për të arritur caqet për BRE-të.

Për të qenë i kualifikuar për skema mbështetëse për BRE, një objekt gjenerues duhet t’i plotësojë disa kritere. Këto kritere përfshijnë prodhimin e energjisë elektrike në një nga BRE-të primare. Gjithashtu, objekti duhet të jetë i vendosur brenda territorit të Kosovës dhe duhet të pajiset me stabilimente gjenerimi të reja dhe të papërdorura.

Me këtë Ligj është përcaktuar edhe politika e BRE-ve, e cila ka për qëllim promovimin e shfrytëzimit ekonomik dhe të qëndrueshëm të potencialeve vendore, në funksion të plotësimit të nevojave për energji, rritjes së sigurisë së furnizimit dhe mbrojtjes së mjedisit e cila është pjesë përbërëse e Strategjisë së Energjisë së Republikës së Kosovës. Në kuadër të këtij Ligji janë përcaktuar përmes udhëzimeve administrative edhe caqeve të cilat janë pritur se do arrihen deri në vitin 2020.

Rregulla për skemën mbështetëse për gjeneratorët e BRE-ve gjithashtu përcakton madhësinë maksimale të një projekti të vetëm të pranueshme për skemë si:
3 MW për panele fotovoltaike (PV), 14 MW për biomasë,
35 MW për erë, 10 MW për hidro.

Pasojat e pandemisë COVID-19 janë vërejtur edhe në sektorin e energjisë elektrike. Këtë e vërteton edhe fakti se pandemia ka ndikuar në rritjen e konsumit të energjisë në sektorin e konsumatorëve familjarë në krahasim me periudhën e njëjtë të viteve paraprake. Kjo rritje dallohet në mesataren e konsumit të konsumatorëve familjarë e rritur prej 6%. Sa i përket konsumatorave komercial dhe industrial nuk është vërejtur ndonjë ndryshim rreth nivelit të konsumit.

Ritëm të njëjtë mund të dallojmë edhe në regjistrimet e njehsorëve të rinjë për vitin 2020. Gjatë këtij viti janë regjistruar 24,157 njehsorë të ri prej të cilëve 20,687 janë njehsorë familjarë, kurse 3,470 janë konsumatorë komercial dhe industrial, të cilët së bashku me njehsorët ekzistues e arrijnë numrin total prej 629,359 njehsorë. Ky numër i njehsorëve të rinjë të regjistruar nuk ka ndonjë dallim prej viteve të kaluara, pasi që qëndron i përafërt me vitet e tjera.

Përpos tjerash, të dhënat rreth përqindjes së konsumit të përgjithshëm dhe mesatares në KW/h na japin një pasqyrë të qartë sa i përket konsumit të energjisë elektike për këto periudha. Mesatarja e shpenzimit të energjisë është për konsumatorët familjarë 431 KW/h, kurse për konsumatorët komercial dhe industrial kjo vlerë sillet rreth 1,237 KW/h. Këto të dhëna krahasuar me vitin e kaluar kanë një rritje prej 6%, vlerë kjo që pritet të rritet në vijim.

Rritja e konsumit të energjisë është vërejtur edhe në procesin e faturimit. Faturimi i energjisë elektrike për muajin janar 2021 ka qenë rreth 33 milion euro, për dallim prej 28 milion euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Prej tyre me subvencionimin nga Qeveria për BRE-të, qytetarët e Kosovës do të paguajnë faturat e tyre me një zbritje prej 9%, përkatësisht rreth 2.9 milion euro më pak këtë muaj.

Kur flasim për rritjen e konsumit të energjisë elektrike, ky fakt konfirmohet edhe nga përfaqësuesit e ZRrE-së. Z. Pepaj, Drejtor Ekzekutiv në ZRrE, konfirmoi se “Konsumi i energjisë është gjithmonë në rritje. Prandaj kohë pas kohe ka edhe ngarkesë të rrjetit të furnizimit me energji elektrike dhe prishje të cilat pastaj shkaktojnë probleme edhe te konsumatorët qofshin ata familjarë apo jo-familjarë”. Ky trend i rritjes dallohet sidomos në ditët e ftohta, kur problemet me energji elektrike janë më të shpeshta sesa zakonisht.

Përderisa konsumi i energjisë elektrike është gjithnjë në rritje dhe nëse kjo rritje vazhdon me intensitetin e njëjtë, kërkesa për energji elektike do jetë në disproporcion me prodhimin e energjisë. Në mënyrë që të përmbushen kërkesat e konsumatorëve, prodhuesit e energjisë elektrike do të kenë mundësi dhe leverdi për të prodhuar energji elektrike nga BRE-të, për të cilat Kosova dihet se ka një potencial të madh, sidomos për energjinë solare dhe atë të erës.

Të ngjashme