Mazreku: Shqetësim numri i madh i automjeteve të pasiguruara, dëmi nga to mbi 3 milionë euro

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 13:59 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të hyrat në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), gjatë kohës së pandemisë kanë rëndë në 65 për qind. Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të BKS-së, Sami Mazreku, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se problem për këtë institucion mbesin automjetet e pasiguruara ku dëmi nga kjo është mbi 3 milionë euro.

“Gjatë kësaj kohe angazhimi ynë ka qenë për të menaxhuar BKS në kohën më të vështirë si pasojë e Covid-19 , dhe të hyrat kanë rënë deri në 65%. Gjatë kësaj kohe jemi munduar të që bëjmë ndryshime në Byronë e Sigurimit. Shqetësimi jonë mbetet numri i madh i automjeteve të pasiguruara dhe dëmi që shkakton kjo është mbi 3 milionë euro”, tha ai në një konferencë të përbashkët me u.d e guvernatorit të BQK-së Fehmi Mehmeti.

Mazreku ka thënë se janë mbi 150 mijë automjete të pasiguruara.

“Kemi mbi 150 mijë automjete të paregjistruara dhe ne duhet të punojmë që këtë numër ta ulim”, tha ai.

No description available.

Të ngjashme