Veseli: Do t’i përkrahim njerëzit inovatorë dhe ndërmarrës

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 14:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, ka vizituar sot Kompaninë “Speeex” në Prishtinë, e cila ofron shërbime.

Gjatë kësaj vizitë, kryetari Veseli është njohur me shërbimet që ofron kjo kompani dhe kushtet e punës brenda saj.

Fikret Murati, pronar i kompanisë, ka falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep sektorit të teknologjisë dhe inovacionit, duke e vlerësuar vizitën një mesazh të fortë mbështetjeje për punë të mëtutjeshme.

Murati tha se kompania “Speeex” numëron 472 të punësuar, me pagë mesatare mbi 700 euro dhe bashkëpunon ngushtë me kompani të fuqishme ndërkombëtare.

Kryeparlamentari Veseli tha se teknologjia dhe inovacionin e ndërmarrësia janë e ardhmja e Kosovës dhe vizioni të cilin do ta ndjekë Kosova në Dekadën e re.

“Ne do t’i përkrahim këta njerëz inovatorë dhe të ndërmarrësisë, të cilët po na tregojnë si cila është rruga e zhvillimit të Kosovës”, theksoi Veseli.

Kryeparlamentari Veseli tha se kompanitë e sektorit të teknologjisë dhe inovacionit do të ketë mbështetje, ndërsa theksoi se me pak mbështetje nga shteti, këto kompani do ta dyfishojë numrin e të punësuarve.

“Kemi hequr të gjitha taksat të cilat ndërlidhen me importin e pajisjeve harduerike, por nuk është kjo e vetmja. Nëpërmjet Ministrisë së Inovacionit do të fokusohemi edhe te trajnimet. Ne do të jemi përkrah Fikretit dhe investitorëve si ai”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Të ngjashme