Instituti gjerman për kërkime ekonomike IFO, ka ulur parashikimin e rritjes gjatë vitit 2019 për ekonominë më të madhe të Evropës në 0.6 për qind nga 1.1 për qind.
Sipas IFO, kjo ulje ka ardhur për shkak të kërkesës së dobët për mallrat industriale.
“Industria nuk do të nxisë rritjen e përgjithshme. Kërkesa botërore për produktet gjermane është e dobët, sepse ekonomia botërore po humbet tutje”, tha ekonomisti i IFO, Timo Wollmershaeuser.
Gjithashtu, Ministria gjermane e Ekonomisë tha se kontratat për mallrat “Made in Germany” u ulën me 2.6 për qind, duke shënuar rënien e tyre më të madhe që nga qershori 2018 dhe hedhur poshtë parashikimet për një rritje 0.5 për qind.
Përplasjet e tregjeve dhe rreziku që Britania të largohet nga BE këtë muaj pa një marrëveshje janë rreziqe të mëdha për ekonominë gjermane, të cilat vetëm i shmangen një recesioni.