Kina mbyll tremujorin e dytë të vitit 2019 me PBB-në në 6,2% , ritmi më i ngadalshëm në 27 vitet e fundit, krahasuar me pritshmëritë e tregut që ishin 6,4%.
Ekonomia kineze po vuan nga rënia edhe si pasojë e luftës tregtare me SHBA.
Në gjashtë muajt e parë, sipas zyrës kineze të statistikave kombëtare, rritja ishte 6,3%, nga 6-6,5% të vendosur për 2019 nga Pekini.
Prodhimi industrial në Kinë shënoi një rritje vjetore prej 6,3% në qershor duke rritur ritmin, krahasuar me 5% të muajit maj.
Shitjet me pakicë në muajin qershor u përshpejtuan me 9,8% duke shënuar një hap më të madh për më shumë se një vit.