Ekonomia stagnon, papunësia shënon ulje

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 16:58 | Nga

Ndonëse ekonomia vendore është në zero dhe nuk shënoi rritje fare në vitin 2017, papunësia shënon ulje. Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, tremujori i katërt i vitit të kaluar ka pasur gjithsej 21.9% të papunë ose për 0.3% më pak se sa tremujori paraprak.
Profesorët universitar habiten se si është e mundur që në një kohë të stagnimit të investimeve dhe të realizimit të investimeve kapitale papunësia të shënojë rënie.

Problem plotësues sipas tyre është edhe fakti që Qeveria edhe më tej është punëdhënësi më i madh. Ish ministri i financave, Nikolla Popovski, konsideron se pikërisht për shkak të varshmërisë nga politika dhe nga Qeveria, ekonomia vendore fundoset.

“Rënia e ekonomisë është më e madhe në dy sektorë dhe kjo e mbanë gjithë BPV-në në zero. 20% bën pjesë në ndërtimtarinë e cila thjeshtë financohet prej parave publike, ndërsa edhe më tutje në sektorin publik kemi ulje për shkak se u ndërprenë punësimet. Nuk guxojmë të lejojmë një autonomi aq të ulët ose kushte aq të pa liruara të tregut. Sektori privat duhet doemos të funksionojë edhe kur ka probleme në shtet për shkak se sistemi duhet funksionuar. Por, ky nuk është rast tek ne. Tani presim që shteti të investojë, të subvencionojë, të ndërtojë, përndryshe gjithçka do të ndalet. Dhe kjo nuk shpie askund” – tha Nikola Popovski, profesor universitar.

Popovski shprehet se motori i ekonomisë vendore duhet të jetë sektori privat dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe të nxiten të rinjtë dhe bashkësia afariste të investojnë.

Problem plotësues sipas Popovskit, është edhe fakti që Bashkësia afariste në vend se të lirojë mjete, investime të reja dhe lirim të tregut të fuqisë punëtore, pret vetëm ndihmë shtetërore. Problem paraqet edhe mosfunksionimi i një pjese të investimeve kryesore dhe korrupsioni i lartë.

Se një pjesë e politikave për uljen e papunësisë duhet të ndryshojnë, pajtohen edhe nga Organizata Joqeveritare Lidhja e të Rinjve Krushevë. Nga kjo shoqatë shprehen se në vend të punësimeve në sektorin publik, të rinjtë të cilët janë më së shumti të papunë, duhet ta shikojnë të ardhmen në sipërmarrësinë.

“Të veprojmë që të rinjtë të jenë kreatorë të vendeve të tyre të punës. Të jemi nxitës të fuqishëm të kreatorëve potencial të vendeve të punës. t’i gëzohemi dhe të mbështesim çdo punësim të të rinjve, por edhe ta ndryshojmë mënyrën e të menduarit të të rinjve” – deklaroi Biljana Stojçevska, koordinatore e Lidhjes së të Rinjve Krushevë.

Stojçevska shprehet se ka shumë fonde që të rinjtë mund t’i shfrytëzojnë për të krijuar biznese të tyre, por se ndryshimi i shpeshtë i politikave qeveritare u krijon pasiguri plotësuese dhe i detyron të rinjtë ose të largohen nga vendi ose të kërkojnë punë në administratën publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme