Prezantimi i të hyrave nga Dogana e Kosovës në mënyrë më të fryer nga parita në pushtet – Vetëvendosje – ka nxitur reagime të jashtëzakonshme në rrjetet sociale. Mirëpo, kjo gjë nuk kaloi pa u komentuar nga ekonomistët e partive opozitare, të cilët kritikuan pushtetin për manipulim me shifra. Çka ndodhi?
Të martën, Dogana e Kosovës bëri të ditur se deri tani ka mbledhur një shumë prej “1 miliard eurosh, duke e tejkaluar vitin e kaluar me 71 milionë euro ose 7.62%”.
E këto shifra u paraqitën grafikisht ku të hyrat u paraqitën që janë shumë më të larta se sa ishin në realitet.
Vetëvendosje rritjen e vetëm 7.26 për qind e të ardhurave nga Dogana e Kosovës e paraqiti si një rritje prej 100 për qind.
“Asnjë sukses real në asnjë fushë”
Mirëpo, kjo gjë nuk kaloi pa u vërjetur nga njohësit e fushës së ekonomisë brenda dy partive opozitare. PDK e LDK reaguan ndaj prezantimit të të dhënave nga VV-ja.
Koordinator i Departamentit për Financa në PDK, Arben Mustafa, reagoi ndaj prezantimit të këtyre shifra nga VV-ja.
Mustafa përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Qeveria Kurti po kërkon shifra të cilat mund ta bëjnë të suksesshme, por që sipas tij, kjo qeveri, nuk ka asnjë sukses real në asnjë fushë.
Ai ka thënë se rritja e të hyrave të Doganës së Kosovës është për shkak të rritjes së improtit që sipas tij, është rritur në nivel historik.
“Sot u paskan perpjekë që një rritje të të hyrave doganore prej rreth 70 milionë euro (rritje vjetore prej 7.6%) ta paraqesin si arritje historike. Në fakt, nivel historik kanë arritur importet e Kosovës, që nënkuptojnë derdhjen e parave të qytetarëve të Kosovës në tregjet e jashtme, të cilat asnjëhere nuk kanë qenë më të larta sesa në këtë periudhë. Vetëm deri në qershor, importet shënuan vlerën prej 2.69 miliardë euro – më e larta ndonjëherë në gjashtëmujorin e parë të vitit.” – ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, ai ka thënë se importet janë rritur për shkak të rritjes dyfishore të çmimeve të produkteve, duke shtuar që VV-ja duhet të tregoj si po shpenzohen të hyrat e jo të shpenzojë energjinë duke manipuluar vizualisht.
“Prandaj, në vend se të shpenzojnë energjinë për manipulime vizuele me grafikonë, më mirë do të ishte të na tregojnë se si po i shpenzojnë ato tatime që po i mbledhin nga qytetarët. Investimet kapitale gjatë kësaj qeverie kanë shënuar nivelin më të ulët ndonjëherë, ndësa tani po i lënë edhe nxënësit pa libra. Si duket, më tepër janë preokupuar me shpenzimet në “rezerva shtetërore”.” – ka shkruar ai.
“LVV ditë e natë prodhon propagandë”
Ndërsa, ish-minsitrja e Financave dhe aktualisht deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Vetëvendosje bën propagandë dhe se i keqpërdor statistikat.
“Shihni se me çka lavdërohen sot, me të hyrat e Doganës, a po harrojnë se këto të hyra janë sepse vendi ynë ka shenu rekord të importit të mallrave dhe eksportit të parave kesh. A ju kujtohet çka ka premtu LVV kur ka qënë në opozitë, thoni se “kur të vijnë në Qeveri do të rritet prodhimi, do të rritet eksporti dhe do të zvogëlohet importi”, POR ata sot krenohen se e kanë rritë importin.” – ka shkruar ajo.
Më tej, ajo ka renditur tri gjëra që qytetarët duhet t’i kenë parasyshë.
“E para; LVV nuk ka thënë asnjë fjalë për Doganën, as për Policinë në rastin kur pa u vrejtur fare kanë kaluar kufirin tonë rreth 11 mijë doza drogë ekstazi. E dyta; 71 milionë euro qenka rritja në krahasim me 2022, pra vetëm 7.62% se e kanë paraqitë vizualisht sikur me qënë rritje 100%, por nuk është, është vetëm 7.62%. E treta; ky nuk është ndonjë rezultat sepse janë tatime në import. Po, për import jeni kampionë siç e shpegova me lart, këtë s’mund ta mohoj askush.” – ka shkruar ndër të tjera ajo.
Ndërkohë, Vetëvendosje doli me një reagim pas kundërshtimeve të shumta që u bën për këto të hyra, ku përsëri sulmoi partitë opozitare.