Ekrem Hyseni: Rinia e LDK-së po kërkon ndryshim

| 17 Jan 2025 | 22:58 | Nga

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, gjatë një takimi me të rinjtë e komunës së Podujevës, theksoi se rinia është fryma dhe shpirti i Lidhjes Demokratike.

Ai shprehu bindjen se fitorja e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit është e pashmangshme, pasi të rinjtë kërkojnë ndryshim dhe kanë besim se ky ndryshim do të sjellë mundësi për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Nuk ka ndryshe e nuk ka më mirë si të përmbyllet një ditë me aktivitete të shumta, përveçse me një takim me të rinj e të reja të komunës sonë.

E ku ka ma mirë,

E qysh është mirë,

Se me ju e për ju!

Kjo rini është fryma dhe shpirti i Lidhjes sonë!

Shpirti i Llapit tonë!

Ecëm bashkë, biseduam bashkë, kanë veç një kërkesë, duan: NDRYSHIM!

Vullneti, gatishmëria dhe puna e tyre është garancia më e fuqishme se NDRYSHIMI do të ndodh më 9 shkurt.

E ky NDRYSHIM nuk është vetëm ndryshim pushteti, por me këtë ndryshim vjen edhe perspektiva për këta të rinj e të reja të Podujevës.

Do jetojnë e do t’i jetësojnë  ëndrrat e tyre, në Republikën tonë!

Ata kanë shpresë, kanë besim, kanë fuqi që mundësitë do t’i krijojnë në vendin e tyre më 9 shkurt, sepse nuk duan të kërkojnë mundësi larg familjeve e larg atdheut të tyre.

E thanë qartë, e të bindur fort se: Fitorja e 9 shkurtit e LDK-së është e pashmangshme!

Të ngjashme