Kryetari aktual i Komunës së Malishevës dhe kandidati nga Nisma Socialdemokrate për një mandat të ri, Ekrem Kastrati, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e tij politik dhe institucional.
Në një postim, Kastrati ka shprehur vendosmërinë për të vazhduar punën dhe për të thelluar sukseset në shërbim të qytetarëve të Malishevës:
“Faleminderit, Malishevë!
Vazhdojmë me punë!
Vazhdojmë me sukseset tona!
Na priftë e mbara!”