Sulmuesi i talentuar, Arbër Zeneli është larguar përfundimisht nga Suedia duke zgjedhur Kosovën.
Talenti i madh i cili ka shkëlqyer në kampionatin holandez me Herenevenin ka refuzuar t’i bashkohet Suedisë për të zgjedhur përfundimisht vendlindjen e tij.
Burime të Telegrafit të afërta me lojtarin kanë konfirmuar se Arbëri do të grumbullohet nga ndeshja me Finlandën me 5 shtator.
“Arbër Zeneli ka refuzuar të grumbullohet me Suedinë dhe do të jetë pjesë e Kosovës. Ai e ka marrë këtë vendim me zemër pasi dëshiron të luaj me çdo kusht me Kosovën”.
“Në vendimin e Arbërit ka ndikuar shumë edhe trajneri Albert Bunjaku që e ka përcjellë një kohë të gjatë Arbërin dhe Tord Grip”, tha burimi i Telegrafit.
Zeneli në dy ndeshjet e para në kampionatin holandez ka shënuar një gol, ndërsa vitin e kaluar luajti 17 ndeshje me Herenevenin duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar tri asistime.