Besart Berisha i ka dhënë lamtumirën kampionatit të Australisë.
Super sulmuesi nga Kosova ka lënë skuadrën e tij të deritashme Melbourne Victory për tu transferuar në kampionatin e Japonisë.
Berisha ka arritur të nënshkruajë kontratë për një vit e gjysmë me skuadrën e famshme japoneze Shanfrencce Hiroshima.
Nga transferimi i Berishës në Japoni burime të Telegrafit tregojnë se skuadra e Melbourne Victory ka fituar mbi një milionë euro.
Ndërkohë paga e Berishës për një vit e gjysmë do të jetë plot katër milionë euro neto.
Fillimisht tek Brisbane Roar për 83 ndeshje ka shënuar 50 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.
Në ekipin e ri, Berisha do të jetë përsëri në qendër të vëmendjes pasi skuadra e tij Shanfrencce Hiroshima është në pozitën e parë në tabelë dhe me ndihmën e Besart Berishës pritet ta fitojë titullin e kampionit.