Njohësit e çështjeve të arsimit e kanë kritikuar qasjen që partitë politike e kanë pasur në fushatën zgjedhore për fushën e arsimit, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo, pasi vlerësojnë se partitë dhe koalicionet më shumë kanë qenë të fokusuara në prioritete të tjera, si zhvillimi i bujqësisë, zhvillimi ekonomik, hapje e vendeve të punës, duke mos i kushtuar shumë rëndësi çështjes së arsimit.
Gjatë fushatës, po ashtu, asnjë parti politike apo koalicion nuk ka premtuar se arsimin do ta shpallë prioritet nacional.