Ekspertët nga BE-ja vizitojnë Prokurorinë Themelore në Gjilan

Gjilan | 25 Tet 2018 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Ekspertët nga Bashkimi Evropian, Monica Supertino – prokurore nga Italia dhe Marc Brisset Foucault – prokuror nga Franca, sot kanë vizituar Prokurorinë Themelore në Gjilan, në kuadër të Projektit të Binjakëzimit të BE-së, “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë’’.

Qëllimi i kësaj vizite, sipas një komunikate për medie, ishte rreth informimit të komunikimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me Këshillin Prokurorial të Kosovës, me Ministrinë e Drejtësisë dhe Institucionet e tjera.

Në këtë takim, Kryeprokurori Jetish Maloku, i njoftoi të pranishmit rreth bashkëpunimit të prokurorisë me institucionet e drejtësisë, duke theksuar se me këto institucione zhvillohen takime të rregullta, me qëllim të rritjes së efikasistetit dhe transparencës së sistemit prokurorial dhe gjyqësor.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat dhe të arriturat në kuadër të bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se duhet kontribuar edhe më shumë në forcimin e sundimit të ligjit.

Ekspertët e BE-së, e vlerësuan punën e prokurorisë, duke premtuar mbështetje përmes projekteve të ndryshme.

Të ngjashme