Shkuarja në Kalanë e Prizrenit do të jetë më e lehtë nëse ekspertët thonë se vendosja e një teleferiku nuk do të dëmtoj trashëgiminë kulturore në Kalanë e Prizrenit. Kjo është konfirmuar në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” nga Vjollca Aliu, Drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.
Aliu, në Ditën Botërore të Trashëimisë së Monumenteve Kulturore ka thënë se Ministria e Kulturës vazhdon të mbetet institucioni kryesor që po synon përmbushjen e objektivave por edhe promovimin e vlerave kulturore të Kosovës.
Ajo ka thënë se janë 4 lokalitete që vazhdojnë të mbesin në qendër të investimeve, njëkohësisht janë edhe lokalitetet më të vizituara nga turistët.
Sipas Aliut, këto janë Parku Arekologjik Ulpiana, Kalaja e Novobëdrës, Lokaliteti i Brusnikut dhe
Kalaja e Prizrenit. Kjo e fundit, sipas Aliut, pritet të jetë e hapur zyrtarisht për vizitorë, pasi atje po rregullohen shtigjet.
E pyetur për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit, Aliu ka thënë se teleferiku është një projekt që është iniciuar nga komuna e Prizrenit dhe është shumë i nevojshëm.
“Janë komisionet në përbërje të profesionistëve që do të vendosin për vendosjen apo jo të teleferikut”, ka thënë Aliu.
Ajo ka thënë se Ulpiana vazhdon të mbetet një nga lokalitetet më të vizituara. Sipas saj, është aktualisht në realizim një projekt për infrastrukturën areko-turistike në Ulpianë. “Këtë vit po vazhdon faza e dytë e punimeve”, ka thënë Aliu.
Nga muaji qershor, sipas saj, vizitat në Ulpianë do të jenë me pagesë.
Ndërkohë në një lidhje nga Ferizaj, po për Ditën Botërore të Trashëimisë së Monumenteve Kulturore, Ilir Bytyqi, përgjegjës në sektorin e trashëgimisë kulturore në Ferizaj ka folur për punën që kanë bërë atje më mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Ai ka thënë se Ferizaj është një vend me lokalitete që nga periudha e Neolitit e deri në mesjetën e vonë.
“Mund të them se kemi një numër prej 24 monumenteve që kohët e fundit kanë pasur mundësinë të restaurohen falë UNDP-së dhe Komunës së Ferizajit”m ka thënë Bytyqi.
Derisa, Drejtoresha e Departamentit të Kulturës Vjollca Aliu ka apeluar për kujdes në promovim dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.