Eksperti amerikan: Biden e njeh mirë Ballkanin, BE-ja duhet ta shfrytëzojë këtë për dialogun

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Profesori dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir ka thënë se presidenti i ri i ShBA-së, Joe Biden ka një marrëdhënie shumë të fortë me Ballkanin, dhe kjo do t’i ndihmojë atij në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka nënvizuar faktin se Biden e ka vizituar Ballkanin vazhdimisht, dhe i di problemet e dy dekadave të fundit shumë mirë.

E në këtë kuadër, siç shkruan ai  është mirë për BE-në që ta shfrytëzoj këtë rast për arritjen e paqes dhe stabilitetit në regjion.

Për këtë çështje, ai thotë se BE-ja duhet të punojë  ngushtë me administratën e re amerikane.

Postimi i plotë i tij:

Duke ditur se presidenti i zgjedhur Joe Biden ka një marrëdhënie të gjatë me Ballkanin Përendimor, BE ja duhet të zhvillojë një strategji të punojë nga afër me administratën e re, sidomos në dialogun Kosovë-Serbi. Biden ka qenë rregullisht në Ballkan dhe i di problemet e dy dekadave të fundit shumë mirë. Brukseli duhet ta mundojë  këtë mundësi të artë për arritjen e paqes dhe stabilitetit në regjion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme