Xhalal Canziba, eksperti i gjeodezisë nga Rahoveci i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Canziba tha se i bashkohet Aleancës së Haradinjat, për të dhënë kontributin e tij për vendin, në këto momente bukur të ndjeshme.
“Ramush Haradinajn dhe AAK-në, i shoh si adresën më të duhur politike, pë të dhënë atë që kam, për të çuar përpara proceset me të cilat sot po përballet Kosova”, ka thënë ai.
Canzibës mirëseardhje në AAK, i uruan drejtuesit më të lartë të AAK-së derisa një urim për rrugëtim të përbashkët e ka marrë edhe nga vet Ramush Haradinaj.