Të martën, me anë të një vendimi të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është ndaluar prodhimi i kriptovalutave në Kosovë.
E ky vendim nuk është pritur dhe aq mirë nga ata të cilët që një kohë merren me këtë veprimtari.
Trimor Hyseni, nga T-Logic, tha se ka familje që varen nga të hyrat që sjellin kriptovalutat.
Hyseni theksoi se ka nga ata që i kanë shitur shtëpitë edhe tokat për të blerë pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
“Padyshim që shumë familje varen nga të ardhurat e tyre që vijnë nga mining. Ne njohim shumë të rinj, të ardhurat e të cilëve varen nga kjo veprimtari. Shumë nga ta besa kanë shitur shtëpitë dhe tokat për ta pasur një pajisje të mining, që atyre t’ua mundësojë një siguri financiare gjatë një muaji”, tha ai në Klan Kosova.