Eksperti i OSHP-së: MPB nuk i ka fajet për targa

Prishtinë | 03 Tet 2016 | 09:07 | Nga

Eksperti shqyrtues i angazhuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) për tenderin për “Furnizim me targa të automjeteve”, Visar Basha, ka konstatuar se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk ka bërë shkelje ligjore që ka rekomanduar për kontratë kompaninë që ka ofruar çmimin më të shtrenjtë për rreth 500 mijë euro.

Në ekspertizën e tij, të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, ai ka thënë se eliminimi i operatorëve nga gara ka qenë i drejtë.

Mirëpo, tri kompanitë ankuese nuk janë pajtuar me ekspertizën e Bashës, duke thënë se nuk janë marrë parasysh vërejtjet që janë bërë për kompaninë e rekomanduar nga MPB-ja.

Ato kanë paraqitur vërejtjet edhe në seancën përfundimtare që është mbajtur më 26 shtator, por që vendimi pritet të publikohet zyrtarisht brenda javës.

MPB-ja nuk ka arritur të përmbyllë ende procesin tenderues të nisur në gusht të vitit të kaluar, për furnizim me targa të automjeteve.

 

Të ngjashme