Eksplozivi afër Ujmanit, personi i identifikuar s’u gjet, policia ia bastisi shtëpinë e i konfiskoi një veturë dhe 3 radiolidhje

Prishtinë | 22 Kor 2024 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme në afërsi të Liqenit të Ujmanit është hedhur eksploziv.

Në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në ora 21:00 në zonën e Zubin Potokut, ku janë sekuestruar edhe tri radiolidhje dhe një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për veriun.

Ai ka thënë se nuk ka të arrestuar. Personi i identifikuar nuk është gjetur në shtëpi.

“Në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut. Gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifiku një person i cili për neve është me interes për intervistim”, ka thënë Elshani.

Të ngjashme