Ekspozitë kushtuar mjekëve të vrarë nga forcat serbe, kërkohet rithemelimi i Institutit për Krime të Luftës

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 18:58 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është hapur ekspozitë në Muzeun Kombëtarë “Si u vra Kodi Etik i Hipokratit dhe si u shkelën ligjet”. Kjo ekspozitë iu është kushtuar personelit mjekësor dhe studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, që u vranë nga forcat serbe gjatë luftës, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu, kjo ekspozitë ishte edhe për nder të pacientëve të plagosur dhe të keqtrajtuar nga policia serbe.

Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, në 22 vjetorin e masakrës së Dubravës, tha se dokumentimi i krimeve është detyrë e secilit prej nesh.

“Sot në përvjetorin e 22 të masakrës së Dubravës kur kryesit e gjenocidit nuk janë ndëshkuar ende organizohet ekspozita që sjellë fakte që ju është bërë popullatës në Kosovë. Personeli mjekësor serb ka thyer edhe betimin e hipokratit duke bërë jashtë çdo norme njerëzore. Dokumentimi i forcave të bëra nga forcat serbe është detyrë e secilit”.

Ajet Lecaj, drejtor i Muzeut tha se vetëm duke respektuar të kaluarën tonë ndërtojmë të ardhmen.

“Ndihem i nderuar që kjo ekspozitë po mbahet në Muzeun e Kosovës dhe e kemi mirëpritur, edhe në të ardhmen do të përkrahim këto ekspozita”.

Ismet Salihu nga Instituti për Krime të Luftës, tha se krimet nga serbët gjatë kohës së luftës në Kosovë janë më të rëndat që nga lufta e dytë botërore.

Ai madje tha se sa më shpejt duhet të rithemelohet Instituti për Krimet e Luftës.

“Gjatë periudhës së luftës, forcat ushtarake serbe në mënyrë të planifikuara kryen shume krime masive ndaj popullatës civile shqiptare dhe gjatë kësaj periudhe ata vranë në mënyrë barbare mbi 12 mijë civil shqiptar, dhe djegien mbi 100 mijë shtëpi. Masakruan dhe vranë familje të tëra. Madje vranë 1200 foshnje dhe fëmijë dhe këto janë krimet më të rënda që janë kryer që nga lufta e dytë botërore. Nisma e Qeverisë për rithemelimin për Institutin për Krimet e Luftës është për t’u përshëndetur si dhe përgatitja e padisë për gjenocidin”.

Pacienti i Salih Krasniqit, Arsim Hasimi nga Shtimja, ka treguar për plagosjen e tij nga forcat serbe në vitin 1998.

“Në vitin 1998 forcat serbe më kanë plaguar shumë rëndë dhe ato vuajtje nuk i harroj kurrë. Kam emocione, dhe e falënderoj doktorin”.

Profesor Halim Hyseni, ka kërkuar nga institucionet e vendit që të punojnë në zbardhjen e krimeve të kryera nga forcat serbëve, raporton EO

“Heshtja jonë deri tash është e turpshme, këtu mendoj se është dashtë të kemi më shumë njerëz nga Qeveria dhe ju lus që ta vizitoni këtë ekspozitë që t’i përjetojnë ato se çka kam përjetuar unë”.

Profesor Salih Krasniqi njëherësh edhe autor i kësaj ekspozite mes lotësh ka falënderuar të gjithë pacientët që kanë qenë sot të pranishëm.

“I përshëndes kryesisht të gjithë pacientët që kanë ardhur nga të gjitha trojet e Kosovës”.

Ekspozita është organizuar nga UBT-ja, me autor profesor Salih Krasniqi. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 29 maj.

https://vimeo.com/552458258
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme