Në Muzeun e Kosovës është bërë hapja solemne e ekspozitës “Ekspozitës Bazë”, e para e konceptuar si e këtillë, ku janë prezantuar eksponate të periudhave të ndryshme historike që nga Neoliti e deri te Pavarësia e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Në këtë ekspozitë janë prezantuar prezantohen eksponate edhe të heronjve Isa Boletini e Adem Jashari.
Të gjitha këto janë artefakte të trashëgimisë së luajtshme kulturore të Kosovës dhe pasqyrojnë identitetin kulturor dhe historike. Objektet e heronjve do të jenë të ekspozuara për publikun deri në muajin maj.
Në hapjen e ekspozitës ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), Kujtim Gashi, personalitete të shumta nga politika vendore, nga trupat e huaja të akredituara dhe nga fusha e kulturës e trashëgimisë.
Ministri Shala, për aktivitetin në fjalë u shpreh se ekspozita po organizohet në vazhdën e aktiviteteve të 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Ministri ka sqaruar se kjo ekspozitë përmban eksponate nga koha e neolitit e deri te shpallja e Pavarësisë.
“Kjo ngjarje me karakter historik e kombëtar shënohet për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Kjo ekspozitë ka shtrirje kronologjike e historike nga periudha e neolitit e deri tek koha e Pavarësisë së Kosovës”, tha Shala.
Ai shtoi se prej kur kanë marrë mandatin prioritet i ministrisë së Kulturës ka qenë hapja e kësaj ekspozite.
Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakaj, tha se kjo ekspozitë është hapur për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe do të jetë e përhershme. Ai tha se edhe qytetarët duhet të kontribuojnë në këtë ekspozitë.
“Muzeu i Kosovës do të jetë një institucion dinamik që do të prezantojë përmbajtje të reja dhe me interes për publikun”
Ndërsa një fotografe ndërkombëtare derisa kujtonte kohën kur ish-presidenti Rugova i fliste për kulturën e Kosovës, tha se kosovarët kanë kulturë të madhe.
“Fotografitë e thonë të gjithën. Keni një kulturë të madhe dhe keni bërë shumë për këtë. Ju duhet të vazhdoni ta promovoni kulturën tuaj. Fillimisht Ibrahim Rugova foli për kulturën, këtu tani është koha juaj që t’ua dhuroni kulturën Kosovës”.