Ilir Meta me nipin e Ibrahim Rugovës: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar

Prishtinë | 28 Nën 2021 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në facebook ua ka uruar festën e flamurit të gjithë shqiptarëve bashkë më nipin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

“Së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar!”, ka shkruar Meta.

Meta me këtë shkrim ka publikuar një fotografi të tijën bashkë me nipin e Rugovës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme