Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) me rastin e shënimit të 8 nëntorit “Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve” ka bërë hapjen e ekspozitës me fotografi të konkursit “Fshati im”, ku u bë edhe ndarja e çmimeve, raporton Ekonomia Online.
Vendin për fotografinë më të mirë me kujtimi nga fshati e mori fotografi Arben Llapashti, vendin e dytë e mori Shkëlzen Rexhaj, kurse të tretin e morri Blerim Gjocaj.
Luan Nushi nga drejtoria e Institutit për Planifikim Hapësinor në kuadër të ministrisë, tha se çdo vjet organizojnë këtë ekspozitë.
Ai me pas ka shtuar se kanë kërkuar nga aplikantët që fotografitë të ketë motive nga fshati, ngase siç thotë ai këto lokalitet janë lënë anash.
“I kemi lutur të gjithë pjesëmarrësit që me fotot e tyre të na tregojnë për motivet e fshatit. Secili prej kandidatëve e ka paraqitur një kënd të fshatit të tyre dhe nga aty mund të shohim anën e bukur të fshatit që fatkeqësisht e kemi lënë mbrapa”.
“Ka fotografi që paraqesin vet fshatin, lëvizjen e popullsisë brenda, fëmijët duke luajtur. Vendi i tretë Blerim Gjocaj, vendin e dytë e merr, Shkëlzen Rexhaj dhe vendin e parë e fiton Arben Llapashtica”.