Ekspozohen fotografi që promovojnë barazi në leje prindërore

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 14:58 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për Politika dhe Avokim, në bashkëpunim me Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), dhe Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, kanë organizuar ekspozitën “Leja prindërore për barazi gjinore”.

Erblin Ajdini nga Rrjeti Edukatorëve Bashkëmoshatarë PEN, tha se qëllimi i ekspozitës është të tregoj se leja prindërore duhet me qenë e përbashkët edhe për burra edhe për gra , raporton Ekonomia Online.

Ekspozita realizohet në kuadër të projektit leja prindore për barazi gjinore. Qëllimi i kësaj ekspozitë është me promovuar barazinë gjinore përmes lejes prindërore. Duke marr parasysh që ligji i punës ka me i draftuar edhe ka me na shërbye të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

“Atëherë instituti D4D e ka bërë një model të lejes prindërore i cili i përkon më shumë të drejtave të barabarta. Duhet me pa të gjithë se leja prindërore duhet me qenë e përbashkët”.

Ajete Kërqeli nga D4D tha se po mundohen të promovojnë lejen prindërore e që sipas saj, një e tillë i takon edhe babait.

“Ne kemi shikuar mundësinë për 13 muaj pushim, 8 nënës dhe 5 babait. Jemi duke u munduar ta promovojmë lejen prindërore për të dy palët barabartë sepse ka qenë i padrejtë diskriminimi i gruas në tregun e punës pikërisht për shkak të pushimit të lehonisë”, tha ajo.

Milaim Morina nga qendra për politika dhe avokim tha se qëllimi i ekspozitës është të promovojnë lejen prindërore e cila përfshinë edhe nënën edhe babai, raporton EO.

“Përmes kësaj ekspozitë po tentojmë të tregojmë se leja prindërorë përfshinë të dy prindërit. Aktivitete të tilla do të ndërmarrim përsëri për të ngritur vetëdijen lidhur me këtë çështje”, tha ai.

 

Të ngjashme