Zhvilloni inteligjencën e fëmijëve tuaj, bleni më pak lodra

Portrait of a small boy looking a tablet
Prishtinë | 04 Mar 2023 | 22:42 | Nga Ekonomia Online

Në ditët e sotme fëmijët kanë zgjedhje të pafund të lodrave. Fëmijët e sotëm mund të ulen para një televizori ose një kompjuteri deri në 8 orë në ditë, diçka e paimagjinueshme për prindërit e viteve të mëparshme.

Një studim në Universitetin Toledo mbi ndikimin e numrit të lodrave tek fëmijët, sugjeron jo vetëm kohën e kufizuar të ekranit për të vegjëlit, por edhe më pak lodra.

Në këtë artikull janë gjashtë arsye pse kufizimi i numrit të lodrave tek fëmija juaj mund të jenë një benefit në periudhë afatgjatë.

Fëmijët me më pak lodra janë më kreativë
Fëmijët kanë më shumë gjasa të përdorin atë që kanë për të shpikur lojërat me imagjinatën e tyre kur kanë më pak zgjedhje për lodra dhe materiale.

Fëmijët me më pak zgjedhje lodrash kanë aftësi më të mira sociale
Kur nuk shpërqëndrohen nga argëtimi i pafund, fëmijët kanë më shumë gjasa të përqëndrohen tek njerëzit rreth tyre, si të rriturit dhe fëmijët e tjerë. Kështu, ata mësojnë aftësitë e komunikimit dhe interaktivitetit me të tjerët.

Fëmijët me më pak lodra mësojnë të vlerësojnë atë që kanë
Fëmijët me më pak lodra kanë më pak gjasa që t’i marrin ato si të mirëqëna. Ata e dinë se kanë pak në zotërim, prandaj janë të gatshëm t’i mbajnë mirë dhe t’i vlerësojnë ato, duke ditur se ato janë çdo gjë që kanë.

Fëmijët me më pak lodra mund të mësohen të përqendrohen tek librat, arti dhe eksperiencat
Kur fëmijët kanë më pak gjëra, është më e lehtë t’i bësh ata të interesohen që të dalin në një muze, në park për të marrë ajër të pastër, ose të ulen e të lexojnë një libër dhe të krijojnë një pikturë ose një vizatim.

Fëmijët me më pak lodra kanë përqendrim më të lartë
Fëmijët zhvillojnë përqëndrimin e tyre kur kanë më pak zgjedhje. Krahasojeni këtë me veten, kur keni shumë gjëra për të bërë në të njëjtën kohë.

Fëmijët me më pak lodra mësojnë zgjidhjen e problemeve dhe këmbënguljen më shpejt
Kur fëmijët kanë një ton me lodra dhe nuk mund të kuptojnë se si funksionon njëra prej tyre, ata me shumë gjasa do të heqin dorë dhe të shkojnë në një tjetër lodër më të thjeshtë. Mund të kenë vështirësi në zhvillimin e vëmendjes, këmbënguljes dhe durimit.

Pra, siç mund ta shihni, të rrisësh një fëmijë nuk ka të bëjë domosdoshmërisht se sa shumë gjëra mund t’i jepni atyre, por t’i lejoni ata të mendojnë në mënyrë kreative.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme