Ekstradohet në Mal të Zi Mario Milloshevic, i kërkuar edhe nga INTERPOL-i

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Institucionet e Kosovës, i kanë dorëzuar autoriteteve malazeze, Mario Milloshevic, i cili mbahej për rreth 1 vit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyzë.

EkonomiaOnline mëson se ekstradimi i tij në Mal të Zi është bërë sot dhe për këtë ka siguruar edhe një shkresë të avokatit të tij bërë ministrin të Drejtësisë, Abelard Tahirit, për ekstradim.

Arrestimi i Mario Milloshevic, Gjorgje Paviqevic shtetas të Malit të Zi, Strahinja Dankovic shtetas serb dhe Laureta Zyba shtetase shqiptare, ishte bërë para 1 viti pasi të dyshuarit kanë qenë të kërkuar nga INTERPOL.

Gjatë kontrolli policia në automjetin e të dyshuarit Mario Milloshevic ka gjetur një pistoletë CZ99, kurse në banesën që ishte duke e shfrytëzuar ai janë gjetur të dyshuarit tjerë Gjorgje Paviqevic dhe Laureta Zyba dhe 101 fishek një pistolet, substancë e dyshuar narkotikë e llojit marihuanë me peshë 25.3 gram si dhe letër për mbështjellje të narkotikëve.

Të ngjashme