Është ekstraduar nga Belgjika shtetasi kosovare S.I, 39 vjeçar i cili dyshohet për kryerjen e vrasjes së rëndë e cila ka ndodhur më datën 05.05. 2017 në një kafene në Mitrovicë.
I njëjti dyshohet se ka privuar të riun E.K, dhe që nga ajo ditë ka qenë në arrati, ndërsa sot është kryer ekstradimi i tij nga Belgjika, raporton lajmi.net.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.
“Me veprimet e tij i dyshuari dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1, pika 1.5 të KPRK, dhe “mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të pa-autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK”, bëhet e ditur në njoftim.
Për të njëjtin ka pasur fletërreshtim ndërkombëtar i cili është kërkuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.